Aksident i rëndë në vend/ Makina humb kontrollin del nga rruga dhe përfundon në korsinë e biçikletave (Detajet)

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte, përballë urës së Tabakëve në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi trotuar, në korsinë e biçikletave përgjatë anës së lumit Lana.

Ngjarja është shënuar rreth orës 21:00 ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.