80-vjetori i çlirimit të Evropës, aktivitetet kryesore mbahen në Paris, nesër rusët kujtojnë fitoren ndaj nazizmit

Evropa shënon sot 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore me ceremoni përkujtimore që do mbahen kryesisht në Francë. Presidenti Macron do të zhvillojë homazhe në statujën e Charles de Gaulle, më pas do të ndezë flakën e përjestshme në varrin e ushtarit të panjohur pranë Harkut të Triumfit.
Për herë të parë këtë vit, festa do të jetë zyrtare edhe në Gjermani ku do të jenë në fokus sakrificat e atyre që luftuan dhe vuajtën.
Nga ana tjetër organizimet vazhdojnë në rusi për festimet që nisin zyrtarisht nesër. Disa liderë shtetesh aletatë të rusisë kanë mbërritur tashmë në Moskë, përfshirë presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, liderin kinez Xi Jinping dhe kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico.

Ngjarjet zhvillohen në sfondin e konfliktit në Ukrainë, rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes dhe ndryshimit të politikës së jashtme të SHBA-së.
Në përkujtim të rastit, Rusia ka shpallur tre ditë armëpushimi me Ukrainën e cila ka hyrë në fuqi sot në orët e para të mëngjesit.
Ukraina e cila nuk e ka pranuar armëpushimin, ngriti pretendime për një sulm rus pas mesnate megjithatë nuk raportohet për dëme. Pas këtij rasti situata duket e qetë në të dy vendet.
Festimet në Rusi do të zgjasin për tre ditë ndërsa do të mbahet një paradë ushtarake në Sheshine  Kuq dhe do të zhvillohen takime dy palëshe mes liderëve./vizionplus.tv

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *