“Nëse nuk mund ta shmangësh përdhunimin, relaksohu dhe shijoje atë”, shkarkohet gjenerali gjerman i NATO-s pas deklaratës fyese

Qeveria gjermane ka shkarkuar gjeneralmajorin Hartmut Renk nga pozicioni i tij si zëvendëskomandant  mbështetës i NATO-s për Ukrainën, pas akuzave se ai bëri një koment fyes në lidhje me përdhunimin para një oficereje britanike.
Sipas revistës gjermane Der Spiegel, Renk tha në një takim me kolegët e tij ushtarakë: “Nëse përdhunimi është i pashmangshëm, atëherë relaksohuni dhe shijojeni”, një frazë që, siç pretendoi ai, kishte për qëllim të përdorej “ironikisht” për të inkurajuar ekipin e tij.
Komenti, i bërë në shkurt, u denoncua nga oficerja ushtarake britanike, e cila ishte e pranishme në takim dhe tha se ishte thellësisht e ofenduar nga komenti.

Ankesa çoi në një hetim nga Ministria Gjermane e Mbrojtjes, dhe ministi Boris Pistorius së bashku me kreun e forcave të armatosura, Carsten Breuer, morën pjesë personalisht në proces.
Rasti u konsiderua mjaftueshëm serioz për të përshpejtuar largimin e Renk nga selia e NATO-s në Wiesbaden, Gjermania perëndimore.
Kjo nuk është hera e parë që një oficer i lartë i Bundeswehr-it shkarkohet për shkak të një skandali.
Vitin e kaluar, një gjeneral gjerman që shërbente në Bruksel u thirr në Gjermani pas rrjedhjes së dokumenteve të klasifikuara, në një shkelje serioze të sigurisë.
Për më tepër, në fillim të vitit 2024, u publikuan regjistrime të oficerëve të forcave ajrore gjermane që diskutonin vendosjen e raketave Taurus në Ukrainë, duke shkaktuar një turp të madh në Berlin./vizionplus.tv

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *