Kryeministri Edi Rama thumboi opozitën gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Kretë.
Ai tha se përballë tyre i fiton zgjedhjet e 11 majit pa bërë fare fushatë.
Rama e krahasoi kreun e PD-së, Sali Berishën me shprehjen popullore “ç’do atje o bufi kënetës”. Kryesocialisti nënvizoi se partitë e reja kanë futur në listat e kandidatëve gjithë fisin.
Rama: Bufi ynë atje në Tiranë është bufi i dalë nga shprehja e popullit “ç’do atje o bufi kënetës”. Besoj se i keni parë që dalin nga diaspora dhe thonë “na jepni ne rinisë votën” dhe në listat e kandidatëve kanë babanë, mamanë, xhaxhanë, sepse nuk i kanë aq njerëz sa t’i fusin në lista. Ndërkohë, ne ju kemi dhënë një skuadër që ka më shumë vajza dhe janë të reja dhe të rinj, sa kanë të gjitha partitë e tjera së bashku. Është partia që ka më shumë eksperiencë në qeverisje, sec kanë të gjitha partitë e tjera së bashku. Me këta fitojmë edhe pa bërë fushatë fare.
/vizionplus.tv
