Dita e dytë e konklavës, kardinalët votojnë përsëri për të zgjedhur një Papë të ri

Kardinalët katolikë janë rikthyer sërish në kapelën Sistine këtë të enjte për të vijuar procesin për zgjedhjen e Papës së ri.
133 kardinalë nga 70 vende e nisën të mërkurën punën rituale dhe të fshehtë me një raund votimi për emërimin e një udhëheqësi të ri për 1.4 miliardë katolikët në mbarë botën.Lexo edhe :Related Posts
Nga sot, do të mbahen çdo ditë katër raunde votimi.

Tym i bardhë do të tregojë se Kisha Katolike ka zgjedhur udhëheqësin e ri, që do të zëvendësojë Papa Françeskun, i cili ndërroi jetë muajin e kaluar.
Zgjedhja do të shpallet rreth dy orë pas votimit që do të rezultojë i suksesshëm.
Diskutimet zhvillohen mes disa kardinalëve të cilët kanë bërë thirrje për vazhdimësi të vizionit të Franceskut, për më shumë reforma dhe të qenit të hapur dhe disa të tjerëvë që kërkojnë rikthimin në traditat e vjetra.
Shumë kanë shprehur dëshirën për një papat më të parashikueshëm dhe të matur.
Ende nuk ka favorit të qartë, megjithëse kardinali italian Pietro Parolin dhe kardinali filipinas Luis Antonio Tagle konsiderohen ndër pretendentët kryesorë.
Gjatësia mesatare e dhjetë konklavave të fundit ka qenë pak më shumë se tri ditë, dhe asnjë nuk ka zgjatur më shumë se pesë ditë. Konklava e vitit 2013 zgjati vetëm dy ditë.
Kardinalët do të përpiqen ta mbyllin procesin shpejt edhe këtë herë, për të shmangur përshtypjen se janë të përçarë ose se kisha është pa udhëheqje./vizionplus.tv

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *