Idajet Beqiri: Afera ‘Partizani’ makth i familjes Berisha, Jamarbër Malltezi rrezikon 12 vite burg dhe kreu i PD…

Rigels Seliman
Afera e famshme “Partizani” duket se është shndërruar në një makth të vërtetë për familjen Berisha, ku dhëndri Jamarbër Malltezi rrezikon deri në 12 vite burg, ndërsa vetë Sali Berisha përballet me një dënim potencial prej 8 vitesh. Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka shpërthyer me akuza të rënda, duke e cilësuar këtë çështje si një akt të rëndë korrupsioni, ku pasuria publike është përdorur për përfitime familjare. Sipas tij, zvarritja e procesit gjyqësor është një skenar i qëllimshëm për të shmangur drejtësinë dhe për të fituar kohë deri pas zgjedhjeve të 11 majit.
Beqiri nënvizon se edhe vetë Gjykata e Posaçme po heziton të veprojë, për të mos ndikuar politikisht në rezultatin e votimeve. Ai paralajmëron se Berisha nuk do të përballet vetëm me këtë dosje, por edhe me një ortek çështjesh të tjera përvëluese që e presin pas 11 majit. Nga Gërdeci te 21 Janari, nga Tropoja te vrasja e Trebickës e deri te dyshimet mbi vdekjen e Sokol Olldashit, drejtësia pritet të ngrejë siparin e një llogaridhënieje të vonuar, por të pashmangshme, thekson avokati i njohur, Idajet Beqiri.
Reagimi i avokat Beqirit
Konkretisht seanca për aferën “Partizani” është shtyrë për në datën 19 maj, vetëm 8 ditë pas zgjedhjeve të 11 majit.  Lidhur me këtë ka folur edhe avokati Idajet Beqiri, i cili theksoi se dosja duhet që të kishte kaluar tashmë për gjykim. Ai tha se këto zvarritje po bëhen nga ana e avokatëve të tij që ta shtyjnë sa më shumë procesin. Kjo është një aferë e rëndë që ai një pasuri publike e mori dhe ja dha vajzës dhe dhëndrit të vet dhe i bëri ata me lekë fitim dhe tani mundohet që ta shtyjë sa më shumë procesin gjyqësor sepse e di që gjykata në këto kushte nuk ka ca bënë më ndaj tij.
Malltezi mbi 5 milionë euro fitim nga Berisha. Tani që Berisha është në këto kushte, nëpërmjet avokatëve të tij po gjen të tilla artificë për ta shtyrë. Çdo lloj kërkese që bëjnë avokatët e tij e bëjnë në emër të klientit të tyre, ata kërkesën për përjashtimin e gjyqtares e bënë në emër të Sali Berishës”, deklaroi ai. Po ashtu avokat Beqiri theksoi se seanca është lënë jo pa qëllim pas zgjedhje, pasi në këtë mënyrë shihet edhe rezultati që do të marr në zgjedhje Berisha. “Po dhe ka një gjë që jemi të bindur që edhe gjykata nuk po tregohet në lartësinë e ligjit sepse nëse do të ishte dikush tjetër do të kishte kaluar për gjykim. Edhe gjykata e posaçme po bënë politikë sepse s’do të krijojë një situatë të rëndë edhe për veten e vet, që nëse nesër ai të dal me këpucë të kuqe nga zgjedhjet, të mos ketë justifikime dhe të thotë mora pak vota, sepse çështja ime kaloi në gjyq dhe më bënë fajtor.
Dhe ata e kanë lënë që në 19 maj të shohin edhe se si do të dal ky nga zgjedhjet dhe atëherë mendoj se nuk do të tolerojnë më”, u shpreh ai për “Report TV”. Ndërkohë i pyetur se sa vite burg rrezikojnë Berisha dhe Malltezi për dosjen “Partizani” nëse do të shpallen fajtor, ai tha se Berisha rrezikon 8 vite, kurse Malltezi 12. “Masa e dënimit për këtë e ka deri në 12 vite burg, edhe dhëndri i tij rrezikon deri në 12 vite burg, Saliu ma merr mendja më pak, 8 vite burg. Po atij po i vete edhe dosja e 21 janarit dhe Gërdecit dhe vrasjet e Tropojës dhe aferat të tjera korruptive që ka bërë. Edhe për krime si vrasja e Trebickës dhe dosja e Sokol Olldashit duhet që të hapet, sepse është një vrasje e shëmtuar. Plus edhe një sërë krimesh të tjera që do të shohim pas 11 majit”, nënvizoi avokat i njohur, Idajet Beqiri.