Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?
Liam Payne ka lënë pas një pasuri prej 24 milionë paundësh pas vdekjes së tij, sipas të dhënave zyrtare. Ish-anëtari i One Direction ndërroi jetë në tetor të vitit të kaluar në Argjentinë dhe nuk kishte lënë testament. Nëse dikush nuk lë një testament para vdekjes, ligji përcakton se fëmijët trashëgojnë pronën nëse s’ka një bashkëshorte apo partnere civile. Payne nuk ishte i martuar, por ai dhe këngëtarja Cheryl kishin një djalë, Bear i cili është 9 vjeç. Cheryl dhe avokati Richard Bray janë caktuar administratorë të pronës së tij. Ata do të menaxhojnë pasurinë, por kanë përgjegjësi të kufizuar dhe s’mund ta shpërndajnë. Payne ndërroi jetë në moshën 31-vjeçare pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires. Në muajin shkurt, një gjykatë...