Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Midis Trumpit dhe Putinit – dështimet e Vuçiç
                            Ndërprerja e papritur e vizitës në SHBA dhe udhëtimi i pasigurt në Moskë zbulojnë krizën në politikën e jashtme të Serbisë. Diplomacia e Vuçiçit duket gjithnjë e më shumë si luftë për mbetje në pushtet. Lajmi se presidenti serb Aleksandar Vuçiq u sëmur gjatë qëndrimit të tij nëShtetet e Bashkuara dhe ndërprerja urgjente e vizitës në Amerikë ka shkaktuar një tërmet të vogël politik në Beograd. Versioni zyrtar është: Vuçiç ndjeu dhimbje të forta në gjoks të shoqëruara me tension të lartë të gjakut, prandaj vizita u ndërpre papritur. Ai u kthye në Beograd, ku u pranua në Akademinë Ushtarake Mjekësore. Gjendja e tij është e qëndrueshme, por iu rekomandua të pushonte, kështu që të gjitha detyrimet në ditët në vijim u shtynë. Megjithatë, akoma pa...