Ndërsa një poster i demokratëve është varur në vitrinën e një berberhane, Rama me ironi dhe humor është shprehur se berberi duhet të mbajë atë poster. Sipas kryeministrit, ky poster do ndihmojë si reklamë për biznesin që të ketë më shumë persona për të qethur.
I vetmi ndryshim që berberi duhet të bëjë sipas Ramës është heqja e “Shqipërisë Madhështore” nga posteri, ngaqë pas zgjedhjeve të 11 Majit nuk do të ketë kuptim, duke nënkuptuar kështu një fitore të mundshme të socialistëve në këtë qark.
“Ky e kishte posterin tek xhami i berberit, edhe duhet ta mbajë berberi, se ky çuni që është në poster është fiks për të ftuar njerëzit që të qethen brenda. Është fiks portreti siç janë ata që vihen tek berberhanet që futu të dukesh si ky. Ta mbajë aty thjesht të heqë ato madhështore e ça janë ato, se nuk do kenë më kuptim pas 11 Majit, por atë çunin ta mbajë. E qenka i skuadrës”, tha Rama.
Përveç kësaj, ironizim pati dhe ndaj Berishës e primareve të PD-së, të cilin e cilëson si buf, teksa shprehet se ai nuk dëshiron individë e qytete të lira, por “mbizotërim të hijës së tij”, sipas Ramës.
“Bufi nuk do individë të lirë. Bufi do skllevër. Nuk do qytete të lira, do vendbanime që të jetojnë me hijen e tij. Parapërfytyroni, bufi mori mbështetje të pafundme në disa pika. Por dy pika kanë qenë ato që e kanë mbështetur më sy mbyllur: Tropoja dhe Kavaja. Tropoja dhe Kavaja kanë pasur më pak investime nga qeveria e bufit se kushdo tjetër. Mendoni se është rastësi? Jo, nuk është rastësi. Të gjithë ata që fituan në primare, se kishin një fytyrë të tyre, sinqeritet të tyre, ishin aty në kënetë hajt mo, por kishin njerëzillkëk”, tha Rama.
Takimi në Kavajë, Rama ironizon kandidatin e PD: Berberi të mbajë posterin e atij çunit, është fiks për të ftuar njerëzit të qethen
