Nën masa të rrepa sigurie, mbërrijnë materialet zgjedhore në Delvinë, Sarandë dhe Lezhë

Nën masa të rrepta sigurie, kanë mbërritur në KZAZ nr 90 Delvinë materialet zgjedhore. Gjithashtu janë shoqëruar edhe nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë.
KZAZ nr. 90, Bashkia e Delvinë ka 22 Qendra Votimi. 12 në qytet dhe 10 në rrethinat e bashkisë.
Pas mbërritjes së materialeve zgjedhore, policia do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre në oraret e përcaktuara nga autoritetet deri në momentin e shpërndarjes në qendrat e votimit.
Ditën e shtunë, sipas ligjit, do nisë shpërndarja e materialeve zgjedhore. KZAZ 90, Delvinë ka tashmë të ngritur edhe komisionin të përbërë nga Kryetari i PS dhe 7 anëtarë dhe 1 sekretar.

Gjithashtu mësohet se edhe në KZAZ nr 91 Sarandë materialet zgjedhore, kanë mbërritur nën masa të rrepta sigurie, shoqëruar nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë.
KZAZ nr. 91, Bashkia e Sarandë ka 53 Qendra Votimi. 35 në qytet, 8 në Nj.A Ksamil dhe 10 në rrethinat e bashkisë.
Ditën e shtunë, sipas ligjit, do nisë shpërndarja e materialeve zgjedhore. KZAZ 91 Sarandë ka tashmë të ngritur edhe komisionin të përbërë nga Kryetari i PD, 7 anëtarë dhe sekretari.
Po ashtu kanë mbërritur për dy KZAZ-et e Lezhës materialet zgjedhore në një proces që duket se gjithçka po shkon mirë dhe vijon normalisht.
Kryetari i KZAZ 13 në bashkinë e Lezhës, Keler Sufja, u shpreh se ka patur një bashkëpunim me partitë politike dhe kandidatët për të patur një proces të rregullt.