Grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” përfaqësimi i Shqipërisë këtë vit në “Eurovision Song Contest ”. “Shkodra Elektronike” u ngjit në skenën e madhe të “Eurovision” në Bazel të Zvicrës për të zhvilluar provën e parë skenike. Gjithashtu për herë të parë artistët prezantuan edhe veshjen e tyre skenike. Kostumet janë krijuar nga stilistja Irina Dema njëherësh edhe nëna e këngëtares Beatriçe Gjergji. Dy artistët shqiptarë, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca me këngën e tyre “Zjerm” janë renditur në klasifikimet më të larta në disa prej sondazheve të organizuar nga fansat e “Eurovision”.Gara e këtij festivali që mbahet në Bazel të Zvicrës do të përbëhet nga dy gjysmëfinale, që mbahen më 13 dhe 15 maj dhe një finale më 17 maj 2025. Shqipëria do të garojë e 12-ta në radhë në gjysmëfinalen e parë, më 13 maj. Tre netët e “Eurovisionit” do të prezantohen nga Hazel Brugger dhe Sandra Studer, me Michelle Hunziker që do të bashkohet në finale. Renditja e performancave në gjysmëfinalen e parë është si vijon: Islanda, Polonia, Sllovenia, Estonia, Spanja, Ukraina, Suedia, Portugalia, Norvegjia, Belgjika, Azerbajxhani, Shqipëria, Holanda, Kroacia, Qipro.Gjysmëfinalja e dytë përfshin këto vende: Australia, Mali i Zi, Irlanda, Letonia, Armenia, Austria, Greqia, Lituania, Malta, Gjeorgjia, Danimarka, Republika Çeke, Luksemburgu, Izraeli. Në gjysmëfinalen e parë, Spanja dhe Italia do të kenë të drejtën e votës, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të votojnë. Grupi “Shkodra Elektronike” u shpall fitues në Festivalin e Këngës në RTSH në dhjetor 2024, duke u bërë dhe përfaqësimi i vendit tonë në “Eurovision” këtë vit.
Eurovision 2025/ “Shkodra Elektronike” zhvillon provën e parë në Bazel
