Kryeministri dhe njëkohësisht kreu i selisë rozë, Edi Rama po zhvillon këtë të hënë fushatën përmbyllëse në qytetin e Korçës.
Rama, në fjalën e tij tha se “këneta” i dha të gjitha arsyert pse duhet tharë.
Ai nënvizoi se vota e 11 majit ka një vendim historik, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Rama: Këneta i dha gjithë Korçës të gjitha arsyet pse duhet tharë dhe pse nuk duhet votuar kurrë nga Korça. Historia ishte shumë e thjeshtë, se ma tregoi Niko një video të një deputeti të kënetës. Në një kafe ishin vetëm burra, s’kishin asnjë grua. Ai bënte “uuu”, ata “brah brah”. E pabesueshme, skandal.
Është e rëndësishme, sepse shikoni çfarë kontrasti, ju e patë si filloi ky takim këtu, dhe e patë shfaqjen e llahtarshme në Pallatin e Sportit. Për këtë arsye, të gjithë ata që janë mërzitur me Nikon, të pakënaqur nga unë, duhet të dëgjojnë disa fjalë nga unë sot, për t’u arratisur nga ajo llahtari, nga ajo kënetë.
Vota e 11 majit nuk është për shumicën aritmetike për të krijuar qeverinë e PS-së, por si shqiptarë të Europës së Bashkuar. Është një votë që ka brenda edhe një vendim historik. Për herë të parë, që kur ra muri i izolimit, Europa na ka hapur derën dhe ne jemi në prag, gati për ta kapërcyer.
/vizionplus.tv
