‘Berisha në hall të madh’, Rama nga Pogradeci: Ka dhënë 6 milionë dollarë për të hequr “non gratën”

‘Berisha në hall të madh’, Rama nga Pogradeci: Ka dhënë 6 milionë dollarë për të hequr “non gratën”

Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një takimi elektoral në Pogradec, ku u ndal te Sali Berisha dhe çështja e shpalljes së tij “non grata”. Sipas Ramës, Berisha ka harxhuar 6 milionë dollarë për të tentuar të heqë damkën e vendosur nga SHBA, por pa sukses. Kreu i qeverisë e cilësoi atë si një figurë të pashpresë dhe të dëshpëruar. “Ky (Berisha) është në një hall shumë të madh. A e keni parasysh kur thoshte ‘na vuri non gratën Edi Rama me Sorosin’? Po ky pse nuk e hoqi non gratën? Për të hequr atë damkën në ballë nxori 6 milionë dollarë. 7 herë 7 vajtën 6 milionë. Nga i nxori, ku i gjeti? Këto janë probleme të mëdha që flasin...