Gafa e PD: Ka Elvis Roshin në koalicion, por në spotin elektoral e përdor për të sulmuar Ramën

Gafa e PD: Ka Elvis Roshin në koalicion, por në spotin elektoral e përdor për të sulmuar Ramën

Në një nga paradokset më të mëdha të fushatës elektorale, Partia Demokratike ka zgjedhur të sulmojë kryeministrin Edi Rama duke përdorur emrin e një aleati aktual të vetin: Elvis Roshin. Roshi, i njohur për përfshirjen e tij në politikën lokale në Kavajë, është tashmë pjesë e koalicionit të djathtë dhe ka marrë pjesë aktivisht në takime elektorale të kësaj force politike. Kjo lëvizje ka marrë një formë ironike dhe kontradiktore në postimin e fundit të Andi Mustafajt, i cili megjithëse nuk u përfshi në listat e sigurta për deputet nga Sali Berisha, ka mbetur besnik ndaj tij. Mustafaj, në vend që të shfaqë ndonjë reflektim për formën se si PD po organizohet për zgjedhje, ka zgjedhur të godasë partitë e reja dhe të sulmojë Ramën,...