‘Basti global’ për zgjedhjet në Shqipëri: Rama 97% favorit për kryeministër në ‘Polymarket’, 78 mijë $ të investuara për të! Berisha vetëm 2% 

‘Basti global’ për zgjedhjet në Shqipëri: Rama 97% favorit për kryeministër në ‘Polymarket’, 78 mijë $ të investuara për të! Berisha vetëm 2% 

Vetëm 6 ditë para zgjedhjeve të 11 majit, Edi Rama kryeson bindshëm si kandidati me më shumë gjasa për të qenë Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, sipas platformës ndërkombëtare të tregjeve të parashikimit, Polymarket. Në këtë platformë, që funksionon mbi teknologjinë blockchain dhe grumbullon pjesëmarrës nga e gjithë bota, Rama vlerësohet me 97 për qind mundësi për të fituar garën. Polymarket është një treg alternativ ku përdoruesit blejnë aksione financiare për rezultatet e mundshme të ngjarjeve reale – përfshirë edhe zgjedhjet politike. Ndryshe nga sondazhet ku njerëzit shprehin mendim, në Polymarket njerëzit vendosin para të vërteta për atë që besojnë se do të ndodhë. Sa më shumë që një kandidat mbështetet me fonde reale, aq më shumë rritet probabiliteti i tij në platformë. Kjo e kthen tregun në...