Nallbati dhunoi shoferin e kamionit, Rama nga Bilishti: Devolli ka sjellë një rrugaç në Parlament

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, paraditen e kësaj të hëne ka zhvilluar një takim me banorët e Devollit. Ai ka komentuar incidentin e ndodhur të shtunën mes kandidatit të PD-së në Korçë Bledion Nallbati, vëllait të tij, Altin Nallbati dhe një shoferi kamioni. Në një video Nallbati së bashku me vëllanë e tij dhunuan shoferin në mes të rrugës.
Kreu i qeverisë, Edi Rama e quajti Nallbatin “rrugaç” dhe tha se është faji i Berishës që çon në Kuvend “rrugaçë”. Ndërkohë ditën e djeshme, deputeti demokrat sqaroi rrethanat  e ngjarjes, duke theksuar se ka tentuar disa herë të shmangë përplasjen, por emocionet dhe sjellja e drejtuesit të kamionit e çuan situatën në një konflikt.Lexo edhe :Related Posts
“Pranoj me përgjegjësi të plotë që duhet të qëndroja me maturi ndaj këtyre lloj provokimesh, megjithatë jam njeri para se të jem politikan”, deklaroi Nallbati.

Edi Rama: Devolli ka sjellë në Parlament një rrugaç, të një niveli që nuk e di në cilën vjershë të Dritëro Agollit mund të gjente vend, por ma ha mendja te fjala kokë bosh dhe trangull që Dritëroi e përdor. Si mundet tani demokratët e Devollit të votojnë për një rrugaç. Janë një grup rrugaçësh dhe ju e dini shumë mirë se kush është rrugaçi kryesor dhe ju e dini shumë mirë pse ky rrugaçi dytësor bën si i fortë. Më duket fundi, nga Dritëro Agolli te një rrugaç. Si mundet të bëhet kjo punë? nga ana tjetër, duke shkuar përtej kësaj…ju s’keni faj se atë rrugaçin këtu ja u sjell këneta nga Tirana./vizionplus.tv