Breshëria e plumbave në Laç, zbardhet dinamika, arrestohen dy autorët

Breshëria e plumbave në Laç, zbardhet dinamika, arrestohen dy autorët

Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme në Laç. Vihen në pranga dy autorët që përdorën armët e zjarrit dhe për pasojë u plagosën 5 shtetas. Sekuestrohen dy armë zjarri pistoleta të përdorura nga autorët tashmë të arrestuar. Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur më datë 03.05.2025, rreth orës 13.27, në Laç, ku si pasojë i një konflikti u plagosën me arme zjarri 5 shtetas, grupi hetimor intensifikoi veprimet ndërkohë që forcat operacionale vijuan kontrollet në terren për kapjen e autorit. Nga tërësia e veprime hetimore të kryera deri tani, rezulton se konflikti mes te rinjve ka nisur për motive te dobëta (aksident rrugor me dëme shumë te vogla materiale) dhe me pas ka vijuar mes palëve duke përdorur...