Rama në Himarë për çeljen e sezonit turistik: Do të vijojmë punën për çështjen e pronësisë

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në qytetin e Himarës për çeljen e sezonit turistik.
Gjatë fjalës së tij ai u ndal te çështja e titujve të pronësisë, ku theksoi se puna do të vijojë edhe pas fushatës.
Ndërsa foli për projektet e reja në këtë zonë, nga krijimi i sheshit kryesor, te parking i makinave,gjithashtu bëri batuta edhe me kryebashkiakun Vangjel Tavo.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë, të përpiqemi, të shtyjmë përpara dhe gjëja më e mirë në këtë terrtitor ka rënë një qetëso dhe ndihet një energji pozitive.
Pas mbylljes së fushatës, të fokusohemi te punët që duhet të vazhdojmë në këtë territor. Kemi mbyllur një pjesë të çështjes së pronësisë me shtëpitë e vjetra, por e di shumë mirë që puna vazhdon me pjesë të tjera që kanë të bëjnë me pronësinë.
Kemi folur me Vagjelin për qendrën e Himarës. Nuk e ka një qendër, ka një tmerr aty. Kemi folur për parkingun e madh nëntoksor te Stadiumi. Do të bëjmë një gjë spektakolare me parkingun. Kemi folur për Borshin, për zonat e tjera. Dhërmiu do të jetë komplet tjetër falë punës së Mirelës dhe Vangjelit, janë të dy gjirokastritë.
Akoma jemi në fillim të majit dhe jam i bindur se sezoni do të jetë fantastik.
Vangjel dua të të falënderoj edhe një gjë. Guiden turistike të Himarës më në fund e preka, e hapa. Të falënderoj për këtë. Natyrisht, e di që pa Mirelën s’do e bëje dot. Se je edhe xhentëlmen. Aq xhentëlmen je sa edhe buqetën me lule e more si ata të Serenatave. Se je edhe qejfli ti Vangjel, po hajde më. Ju falënderoj shumë, shumë!”, u shpreh Rama.