“Zegjine apo Zeqirie si quhet kjo”, Berisha “shënjestron” kundërshtaren e Bardhit

“Zegjine apo Zeqirie si quhet kjo”, Berisha “shënjestron” kundërshtaren e Bardhit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se mazhoranca e urdhëruar nga kryeministri Edi Rama, nuk pranon të dalë në debate televizive me forcat e tjera politike. “Ka 3 muaj që sillet si hokatar, si klloun nga skena në skenë dhe që refuzon, burreci 2 metra i gjatë, nuk guxon të ballafaqohet në studio televizive apo në sheshe të qyteteve. Jo vetëm kaq! Urdhëron edhe Zeqinetë e tij, mos pranoni konfrontim, ballafaqim. Mos pranoni debate me këto zonja e zotërinj, që janë detyrim absolut, qytetar, zyrtar, moral e ligjor. Ai që vjen të të kërkojë votën, duhet të ketë kurajo të dalë para teje”, tha ai. Më tej, ai ka ironizuar edhe kandidaten e PS-së për qarkun Fier, Zegjine Çaushi. “Ju,...