Kryedemokrati Sali Berisha në takimin përmbyllës në Fier deklaroi se 11 maji është një ditë e rëndësishme për vendin, pasi do t’i rikthehet shpresa.
Gjatë fjalës së tij ai tha se politika i ka borxh rinisë, prandaj PD dhe aleatët do të bëjnë gjithccka për t’i rikthyer të ardhmen të rinjve.
“Kombi ka humbur rininë, kombi ka humbur moshën e rinisë. 600 mijë të rinj u larguan në 10 vite.
Mos harroni! Çfarëdo që të jeni, demokratë, socialistë, të paparti, mos harroni se, sot ne takohemi njëri me tjetrin duke qenë kombi me lindëshmërinë më të ulët në botë, për shkak të emigracionit.
Çfarë do të thotë kjo?
Kjo do të thotë se, duhet të bëjmë çdo gjë për t’i rikthyer të ardhmen këtij vendi, për të rikthyer rininë.
Qyetarë dhe qytetare të Fierit, atdhetarë, patriotë, me këtë program, ne do kthejmë qindra e mijëra shqiptarë që morën rrugët e dheut këto 10 vite. 5 vite pa asnjë qindarkë taksa. Kredi të buta për strehimin e tyre, për biznesin e tyre.
Shqipëria ka nevojë për ëndrrën e tyre. Ëndrra e tyre është e ardhmja e Shqipërisë.
Këta të rinj, i garantoj se, shkollat e tyre do modernizohen. Se, buxheti për arsimin do të dyfishohet. Se, nuk do të ketë pengesë për universitet për mesatare dhe për asgjë tjetër. Dhe se pas përfundimit, do paguhen sigurimet shoqërore, tek çdo punëmarrës që punëson të rinjtë.
Do financohen me grante dhe kredi start up-et e tyre. Dhe një çati, shteti do ua garantojë çifteve të reja, me një grant 30 mijë euro. Po, po.
Të mos harrojmë se, kombit i kemi borxh rininë. Ndaj dhe, asgjë në botë nuk do mund të na pengojë pa kthyer kombin shqiptar në moshën e rinisë së tij”, tha Berisha.
