Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij theksoi përpjekjet dhe arritjet e qeverisë në fusha të ndryshme, duke përmendur digjitalizimin e kadastrës, që do të përfundojë brenda 2026, dhe përmbylljen e procesit të legalizimeve deri në 2028. Ai gjithashtu vuri në dukje avancimet në sektorin e kulturës, duke përmendur ndërtimin e teatrove dhe muzeve, si dhe investimet në restaurimin e objekteve kulturore. Rama theksoi ambicien për të zhvilluar një rrjet kulturor shqiptar në vende të ndryshme, si dhe për të ndërtuar Galerinë Kombëtare dhe Muzeun Kombëtar gjatë mandatit të katërt.
Rama: “Brenda 2026, falë edhe financimeve do të përfundojmë digjitalizimin e kadastrës. Regjistrimi fillestar od të mbyllet brenda 2028 dhe do të jetë cdo gjë ndryshe. Legalizimet, 21 750 ishin në ditën që kam marrë unë detyrën. 270 mijë legalizime kemi kryer ne dhe brenda 2028 do të mbyllen dhe ato që kanë mbetur.
Në kulturë kemi realizuar 650 operacione shpëtimi dhe rinkonstrukioni të objekteve që ishin në prag të mbylljes. Jemi e para qeveri që ka ndërtuar Teatro dhe muze. Kemi bërë 20 salla teatri dhe 20 muzeume. Në mandatin e katërt synojmë Galerinë Kombëtare, Teatrin dhe Muzeun Kombëtar. Ambicie, ngritja e rrjetit që qendrave kulturore shqiptare në vende të ndryshme, kërkesë që vjen nga Diaspora”, tha Rama.
“Në kulturë, tre projekte madhore në mandatin e katërt!”/ Rama: Brenda 2026, digjitalizim i plotë i Kadastrës
