Dy prej pesë të plagosurve në Laç ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Vizion Plus mëson se Amarildo Ndoj dhe Geri Bitri janë në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në Tiranë.Lexo edhe :Related Posts
Ndërsa një prej të plagpsurve ndodhet në sallën e opracionit pasi ka marrë një plumb në këmbë.
Angjelina Gjezaj, Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe Geri Bitri mbetën të plagosur pasditen e sotme në Laç.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.
“Rreth orës 13:30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit Liridon Ismaili, Angjelina Gjezaj, Geri Bitri, Amarildo Ndoj, dhe Daniel Gjeloshi, të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë”, thuhet në reagimin zyrtar.
“Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij”, vijon njoftimi./vizionplus.tv
