Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave përçmuese të Laçi Vidës, siç e quan ai me ironi stretegun amerikan të fushatës së PD, Chris LaCivita, duke e akuzuar këtë të fundit për fyerje të rëndë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Me tone të forta, Koçi e ka ndarë qartë mesazhin e tij: Shqipëria nuk është e barazvlefshme me Partinë Demokratike apo me Sali Berishën dhe paratë e tij të pista. Sipas tij, shqiptarët e kanë hedhur PD-në në koshin e historisë dhe nuk meritojnë të identifikohen me një regjim të korruptuar e të diskredituar. “O La Çi Vidha mavriu ne nuk te lejojme te perbuzesh shqipot! Ti e mendon Shqiperine njelloj me PD ne e Saliut dhe parate e tij te pista, ose e konsideron njelloj si Saliun vete. Sepse ti PERBUZES I SHQIPERISE njeh vetem Saliun dhe PD-ne. Por Shqiperia nuk eshte PD.Shqiptaret e kane hedhur PD ne prej vitesh ne koshin e plehrave. Gjithe ajo perbuzje nuk i takon shqiptareve, por Saliut dhe PD. Shqiperia nuk eshte Salia. Haji ato parate e pista te nje tuafi zullumqar. Por shqipove ti u merr te keqen!”, shkruan Koçi.
Petro Koçi shpërthen ndaj LaCivitës: Shqipëria nuk është PD-ja e Saliut, hajde paratë e pista,por mos përbuz shqiptarët
