Pas përjashtimit të Kejsit nga ferma VIP, në studio ka mbërritur një tjetër zarf, por këtë herë me një njoftim të mirë.
Luana ka lexuar vendimin e publikut, i cili ka votuar në shumicë Big Maman si fermerja e preferuar. Pas këtij votimi Big Mama shpëton nga gara e nominimeve.
Pjesë nga biseda:
Luana: Ky është një zarf i mirë. Këtu janë votat e publikut për të preferuarin, i cili fiton imunitet. Publiku ka votuar dhe unë këtu kam emrin e të përzgjedhurit të tij. Do e ndaj me ju emrin dhe më pas benefitin. Fermeri i zgjedhur nga publiku është Big Mama. Urime Big Mama. Me këtë zarf ti fiton imunitet nga formula e nominimeve që do të zhvillohen.
Big Mama: Faleminderit gjithë publikut, gjithë shqiptarisë.
Luana: Duket sikur detyrën tënde si kryefermere, shqiptarët e kanë vlerësuar.
