Oligarku Bashkim Ulaj dhe dy gjyqtarë përfundojnë në SPAK si të përfshirë në tjetërsimin e pronave në bregdetin…

Oligarku Bashkim Ulaj dhe dy gjyqtarë përfundojnë në SPAK si të përfshirë në tjetërsimin e pronave në bregdetin…

Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës zhvendosën dje protestën e tyre para SPAK, kundër ndërtimit të resortit luksoz të botuesit Bashkim Ulaj, të cilin e akuzojnë se u ka grabitur pronat. Mes lotëve për humbjen e tokës, banorët lajmëruan se kanë bërë një shtesë në kallëzimin e tyre, përfshirë për gjyqtarë e zyrtarë, që sipas tyre janë të implikuar në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë. Në një prononcim për mediat, një prej protestuesve thotë së Bashkim Ulaj në bashkëpunim me kreun e PL në Malësi të Madhe, Fatmir Shpallzaj u kanë grabitur pronat. Ata akuzojnë si të implikuar edhe dy gjyqtarë, Vojsava Kola Osmanaj dhe Astrit Kalaja apo punonjës të Hipotekës të asaj kohe. Ata akuzojnë botuesin dhe biznesmenin pranë Berishës se u mori pronat...