Rigels Seliman
Në 28 mars 1997, tragjedia e Otrantos u shndërrua në një nga ngjarjet më të dhimbshme në historinë e emigracionit shqiptar. 81 jetë njerëzish, burra, gra dhe fëmijë, humbën jetën kur anija shqiptare “Kateri i Radës” u fundos në ujërat e Otrantos, pasi u godit nga një anije ushtarake italiane. Familjarët e viktimave, ende të mbushur me dhimbje, kërkojnë drejtësi dhe kërkojnë përgjegjësinë e shtetit shqiptar dhe italian për këtë tragjedi që ka mbetur e pazgjidhur. Ata akuzojnë qeverinë për dështimin në mbështetje ligjore dhe dëmshpërblim moral, duke u ndjerë të harruar nga të dy shtetet.
Nga ana tjetër, ish-presidenti i klubit “Partizani”, Paro Laçi, ka bërë akuza të forta, duke zbuluar se në atë kohë Sali Berisha dha një informacion të pavërtetë, duke e lidhur ngjarjen me një grup banditësh të udhëhequr nga Zani Çaushi. Kjo veprimtari ka çuar në ndërhyrjen ushtarake italiane dhe ka shkaktuar tragjedinë që mori jetën e shumicës së emigrantëve të pafajshëm. Sipas Laçit, urdhrat për të goditur dhe shpërndarë dhunë ndaj familjarëve të viktimave vinin drejtpërdrejt nga Berisha. Por këto dëshmi tronditëse hedhin dritë mbi një nga ngjarjet më të errëta të periudhës së pas-rënies së komunizmit në Shqipëri dhe tani mbetet të shihet nëse kjo ngjarje do të zbardhet dhe autorët të dalin para përgjegjësisë.
Detajet
Konkretisht në 28 mars 1997 humbën jetën 81 burra, gra e fëmijë në kanalin e Otrantos. Trupat e 24 viktimave nuk u gjetën kurrë! Në bordin e anijes “Kateri i Rades” nisur nga brigjet e Vlorës ishin 115 emigrantë, nga të cilët vetëm 61 mundën të mbijetonin. Anija e vogël shqiptare u godit nga anija ushtarake italiane “Sibila”. Dje familjarët, me lot në sy, vendosin kurora me lule në varrezat e Vlorës, ku prehen të dashurit e tyre. Ata kërkojnë drejtësi; dënimin e fajtorëve dhe dëmshpërblimet. Akuzojnë shtetin shqiptar që nuk i ka mbështetur në proceset e gjata gjyqësore me shtetin italian.
“Humba vajzën me fëmijën dhe me burrin. Dhimbja nuk ikën asnjëherë. Ne as si prindër që na kanë mbyllur një derë. Donin të jetonin sa më mirë. Ne nuk na njeh njeri si prindër të këtyre viktimave. Për mungesë dokumentesh nuk u bë asgjë. S’dimë si i kanë ligjet italiane. Vëllanë, nusen dhe nipçen e vogël, të tre u mbytën. Kjo s’ka për të mbaruar. Të paktën të mos harrohen. Ndaj vijmë çdo vit. Shteti I ka harruar. S’kemi gjetur të drejtë në shtetin Italian. Ne këtu do i përkujtojmë sa të jemi gjallë. Motra me nipin i kuptoj me mall. Do mbeten të paharruar për ne. Por shteti i ka harruar. Veç ju gazetarët vini këtu, shteti nuk bën ceremoni”, shprehen familjarët.
Ish-ushtaraku Dionis Andoni akuzon ushtarakët italianë për mosdhënien e ndihmës dhe e cilëson veprimin e tyre si një krim. “Ushtarakët italianë kanë shkelur ligjet ndërkombëtare, duke mos iu ardhur në ndihmë emigrantëve dhe duke bërë të mundur mbytjen e anijes”, thotë ai. Më tej Andoni shprehet i zhgënjyer nga qeveria shqiptare, e cila, sipas tij, e ka marrë shumë lehtë këtë çështje dhe nuk ka bërë asnjë protestë për një dëmshpërblim moral për familjarët e viktimave.” Kujtojmë se Eksodi i madh i emigrantëve shqiptarë drejt Italisë kishte kohë që kishte nisur dhe në vitin e mbrapsht 1997 largimet me anije ishin të shpeshta. Për të ndaluar hyrjen ilegale të emigrantëve, forcat detare italiane proceduan në mënyrë të menjëhershme për të bllokuar anijen shqiptare. Gjatë ndërhyrjes anija italiane “Sibilla” u përplas me “Katerin e Radës”, duke e fundosur në kanalin e Otrantos.
Reagon Laçi
Ndërkohë sa i takon kësaj tragjedie të rëndë ka folur pak kohë më parë edhe ish-presidenti i klubit “Partizani”, Paro Laçi, i cili teksa ishte i ftuara në një studio televizive dha disa dëshmi tronditëse. Laçi tregoi për se si tragjedia e Otrantos në ’97 me 81 viktima, familjarë shqiptarë që po shkonin drejt Italisë, ndodhi prej Sali Berishës në atë kohë presidenti. Laçi punonte në atë kohë në Gardën e Republikës në mbrojtje të Berishës. “Në atë kohë doli një info e pavërtetë se një anije me mitraloz ishte marrë nga Zani Çaushi dhe banda e tij dhe po shkonte drejt Italisë. Berisha këtë informacion ja jep shtetit italian. Por në fakt në anije ishin qindra vetë familjarë, gra dhe fëmijë që kishin paguar Zani Çaushin për të shkuar drejt Italisë. Por nuk kishte banditë. Në Otranto, pala italiane i nxori përpara kryqëzorin dhe anija me shqiptarë nuk kishte mundësi të kthehej dhe u mbyt duke krijuar tragjedinë e njohur”, shprehet Laçi.
“‘Nëse është e pakënaqur nga këto gjykata, i kujtoj diçka duhet të kujtoj në 97 për respekt të viktimave, një denoncim i ri që nuk e kam bërë kurrë, fakt real. Më vjen mirë që më erdhi spontan. Argita e dimë që në 97, viti i famshëm, trazirat e mëdhaja, lufta civile, presioni nga Zani Çaushi që u dha lajmi në televizioni shtetëror u armatosën me urgjencë tek SHIK me gjeneral Agim Shehu. Unë isha në gardë , u riarmatosua në mëngjes kemi hyrë në Fier. Kemi bërë duke shtirë në drejtim të Turizmit. Ishte urdhri po të shikonim dy njerëz të shtinim me armë. Përmbytjen në kanalin e Otrantos, janë disa fakte që SPAK duhet ta rishoh. Ishim në presidencë dhe erdhi lajmi, u vranë ata anëtarët e SHIK në Vlorë dhe garda kish informatorë, vjen një informacioni që Zani Çaushi ka marrë katërsilursin anije luftarake që çonte oficerët nga Vlora në Sazan. Anije me një mitralozi 12.7 e lyer nga sipër dhe e kalbur nga poshtë.
Paraqiste rrezikshmëri nëse ishte ky informacion, që garda dhe presidenti i përcjell një informacion Italisë po niset një anije luftarake e armatosur dhe është kryekriminel Zani Çaushi. Me gjithë bandën, nuk kishte Zani por një anije me disa persona familjarë dhe kishin hipur në anije me pagesë. Që të mos bëhesh rrugë dhe Zani Çaushi të forcohej dhe u lajmërua Italia janë armatosur dhe u nxori kryqëzata për gra e fëmijë. Ky ishte informacion e Berishës që i çoi Italisë. Kateri i Radës, që u mbyt në Otranto me 57 viktima. Dua të denoncoj. Është dora e Berishës. Ka pasur një informacion, anija luftarake i doli përpara dhe kjo ka qenë një anije Hysen Musallari ka qenë kapiteni. Berisha duhet ti thoshte që janë disa të vuajtur gra dhe fëmijë dhe Zani i ka marrë lekë, i tha që Zani ka hipur me bandën e vet. Anija dukej në pamje e bukur me një mitraloz 12.7 nuk mund ta linte të hynte në brigjet italiane. I zuri rrugën dhe i eci drejtpërdrejt nuk mund të kthehesh dot prapa. Është urdhër nga Sali Berisha në drejtim të Italisë. Komandonte nga më i madhi, tek pastruesja e derës. Jam armatosur tek SHIK i Gazidedes në qafën e Koshtuvicës kur morëm urdhra ushtarakisht të papara.
Vajza e Berishës e kalonte tek Nikolino përballë Hotel Dajti. Vinin familjarët për të ndez qiri, ne jemi vesh si ushtarak i kemi rraf këto nëna me të zeza. Që qanin për viktimat e tyre. Berisha na u drejtua dhe tha nuk janë asnjë familjar të viktimave. Fut dhe bjer atyre njerëzve, fut dhe bjer dhe atyre gazetarëve. Më bëri një dosje nipi i Berishës, Dritan Berisha. Bëra një burg të pafajshëm. Kam qenë në arrest shtëpie në Itali. Por kur kam qenë në burg, më kujtohet një thënie, duke i rënë me shkop gome një prej grave na kishte thënë Berisha, ishim të rinj, na thuhej Berisha nuk është kriminel ata ishin kriminel. Edhe po të shkonim në Vlorë do kishim vrarë ose do na kishin vrarë. Një grua duke shkuar dhe i përzura, e mër bir më tha çtë kam bërë më tha. Po qaj viktima që nuk i kam. Ne nuk besonim që ishin viktima sepse na ishte bërë shiringa në kokë. Besonim se ishin të dashurat e kriminelëve dhe komunistave. Kur vjen puna më thotë eh mor bir çtë bëra, e gjeç nga mos e pandehç. Dhe me të vërtetë e gjeta nga nuk e prita”, deklaroi Laçi.
28 vite nga tragjedia e Otrantos, familjarët kërkojnë drejtësi për të afërmit e tyre që u mbytën, ja çfarë ndodhi në…
