“Vëllai im “Dragua” u del njerëzve në ëndërr”, Danela: “Shtëpia” e tij është kthyer në vend pelegrinazhi

Ish-fermerja Danela Shima vijon të magjepsë me rrëfimet e saj për vëllain “Dragua”, i cili ka ndërruar jetë një vit para se ajo të lindte.
Danela ka treguar në studion e Living Room në Vizion Plus të moderuar nga Brunilda Lahe se vëllait të saj i kanë ndërtuar një shtëpizë të vogël mbi varrin e tij, pasi ai i doli në ëndërr nënës dhe kërkoi një çati që të mos lagej nga shiu.
Ndërsa shtoi se prej kohësh te varri i vëllait të saj shkojnë shumë njerëz për ta vizituar pasi aty gjejnë shërim.

Ajo tha se është vetë vëllai i cili u shfaqet në ëndërr njerëzve me probleme dhe i kërkon ta vizitojnë në mënyrë që t’i ndihmojë.

Pjesë nga biseda:
Danela: Ne i kemi bërë një shtëpi të vogël, se ai kërkonte një shtëpi se thoshte që më lag shiu. Te ajo shtëpi mamit iu dha një dhunti që të shikonte qiriun. Ai ju dilte në ëndërr çdo njeriu që kishte nevojë për të , ju thoshte që të vinin te ai se i shëronte ai. Është edhe sot e kësaj dite kjo shtëpi.
Brunilda Lahe: Ku është shtëpia?
Danela: Është te varrezat është e mbuluar me çati, vetëm anash është e hapur që ai të ketë mundësi të dalë.
Hysni Dankshi: Thonë që ata kanë fuqi të mbinatyrshme edhe pas vdekjes.