Vrasja e Antonio Karafilit nga ish e dashura dhe partneri i saj është zbuluar pas 7 vitesh. Gazetari Eraldo Harlicaj tregoi më shumë detaje nga ngjarja e rëndë ku në bazë të dosjes hetimore ka përshkruar se si ndodhi vrasja e 18-vjeçari, nga e dashura e tij, Kejsi Spahillari dhe Rexhep Vathi. Sipas tij, çifti kanë debatuar, pasi Antonio dyshonte se Kejsi e tradhtonte. Pas debatit ata janë larguar në Voskopojë nga ku 17-vjeçarja kthye e vetme për në Korçë, ndërsa lajmëroi nënën dhe vëllanë e Antonios për largimin e tij pas një konflikti. Gazetari shprehet se Kejsi ndërmori aktin e rëndë pasi ka pasur debate të herëpashershme me Antonion, ku ky i fundit dyshonte se e tradhtonte. Viktima ka gjetur një numër që nuk e njihte dhe më pas aty kanë nisur debatet mes tyre. Eraldo Harlicaj thotë gjithashtu se Antonio zbuloi lidhjen intime të Kejsit me 65-vjeçarin.
“Është një ndër ngjarjet më të rënda që unë ka mbuluar, më enigmatike. Për ta lidhur me realitetin shqiptar, janë dy anë të medaljes. Nga një anë është një familje që në mendimin tim është heroike sepse kanë qenë të vetëm kundër një sistemi. Kisha rastin të njihesha me dosjen dhe nuk ishte e vështirë të shihje pazëllin që mungonte në këtë histori, rasti më i mirë ka qenë paaftësi, në rastin më të keq ka qenë korrupsion, në mendimin tim ka qenë kjo e dyta. Më 14 qershor 2018, Antonio Karafili është inskenuar skena bashkë me të dashurën e tij Kejsi Spahillari. Ka shkuar në Voskopojë dhe atje është dhënë lajmërimi që Antonio ka humbur. Ata kanë pasur një marrëdhënie prej dy vitesh e gjysmë. Jetonin në Korçë dhe familjarët kishin dijeni për lidhjen. Ata kanë pasur debate të herëpashershme, pasi Antonio ka dyshuar se Kejsi e tradhtonte. Ka gjetur një numër te kushëriri i saj që nuk e njihte dhe aty kanë nisur debatet. Më pas të dy së bashku kanë shkuar në Voskopojë.
Nga atje është kthyer e vetme Kejsi, është kthyer në Korçë më makinën e saj. Në atë moment ka telefonuar nënën e Antonios dhe i ka thënë ‘kam pasur një debat me Antonion dhe ai është larguar, nuk e di vendndodhjen e tij. Hajde e kërkojmë në Voskopojë.’ Në atë kohë është lidhur me nënën dhe vëllanë e Antonios, të cilit i ka lënë disa sende, një varëse dhe një orë me idenë e amanetit. Së bashku të tre janë nisur me makinë me Voskopojë. Kejsi është drejtuar direkt te Antonio ku është gjetur i vetë varur. Kur kanë shkuar më makinë, nëna e Antonios i ka kërkuar të kthehej dhe Kejsi i ka thënë ’jo, do shkojmë këtu.’ Më pas është marrë trupi i viktimës. Është futur një mekanizëm i gjatë vitesh deri në zbardhje e ngjarjes. Kejsi nuk ka qenë e vetme në këtë ngjarje. Ka pasur një bashkëpunëtor që është Rexhep Vathi, 65 vjeç, ku dyshohet se kanë pasur një raport intim. Viktima në këtë rast e ka zbuluar këtë ngjarje. Dyshohet se Kejsi dhe i moshuari e kanë vrarë Antonion dhe kanë inskenuar gjithë skenën”, tha gazetari për “TCH”.
Reagon eksperti
Ndërkohë emisioni “Stop” është kthyer në Korçë, aty ku në 14 Qershor 2018 iu mor jeta 18-vjeçarit Antonio Karafili në pyllin e Sodës. “I thonë 7 vjet, 7 vjet. Shpirti im e di se sa kam vuajtur unë për atë fëmijë”, thotë pas 7 vitesh mamaja e të ndierit Antonio Karafili. Ngjarja e rëndë është ndjekur e zbardhur prej vitesh nga emisioni “Stop”, megjithatë manipulimet, që iu bënë nga ekspertët mjeko-ligjorë e disa prokurorë rresht. Në fund të Tetorit 2020, emisioni “Stop” për herë të parë rastin e servirur si vetëvarje e të riut. Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spahillari 17 vjeç nga Korça. Ajo tregoi disa versione të ngjarjes, duke hedhur mjegull në dinamikën e tragjedisë ku ishte autore, por edhe duke shtuar dyshimet.
Sipas ekspertëve shenjat ishin të qarta, por dy prokuroret e para, Oli Visi dhe më pas Odeta Todorrushi, nuk donin t’i shihnin. “Për mua Stop-i është një “student” shumë inteligjent dhe ekselent sepse me ato seri që ju keni pasqyruar këtë ngjarje keni arritur në një deduksion. Është një ngjarje shumë e rëndë që ka marrë vëmendjen edhe të sferës akademike. Dua t’iu them një sekret, ky është semestri i dytë që ne e japim këtë si një rast studimor edhe para katër ditësh kjo i është dhënë si rast një grupi studentësh të kriminalistikës. Përgjigja e parë që kanë kthyer ka qenë ‘profesor kjo është vrasje”, tha eksperti Ervin Karamuço. “Eksperti ligjor e ka për detyrë që të bazohet tek faktet dhe provat. Faktet dhe provat i kanë pasur në fashikull. Shmangien nga provat dhe faktet e deformon akt-ekspertimi mjeko ligjor. Provat dhe faktet janë ato që i vlejnë ekspertit në konkludim, janë ato që vendosin për vendosin dhe për faktin e hetimit të mëtejshëm.
Faktet dhe provat flasin që nuk kemi të bëjmë me vetëvarje dhe kjo është klasike sepse nuk ka pasur mavijosje. Nuk ka pasur infiltrime, nuk ka pasur as një shenjë që lidhet me asfiksinë. Sado që të përpiqet dikush që të devijojë provat, të devijojë faktet. Në këtë rast kemi devijim të provave dhe fakteve, tjetër gjë flasin provat, tjetër gjë flasin faktet. Ti mund të japësh mendime sa të duash, por një mendim i dhënë nga një institucion, kur ky vendim nuk është i bazuar mbi fakte dhe prova ndikon tepër negativisht për institucionin. Aq më tepër që deri diku përfshihet institucioni në mbështetje apo në burim krimi. Detyra e institucionit është që të zbardhë krimin në kohë reale. Për shkencë thashë që nuk ka pasur nevojë shumë kanë qenë veprime aritmetike, nga ana profesionale mavijosja reflekton nga distanca. Atëherë as unë nuk e kuptoj e çfarë e ka detyruar Bledar Xhemalin që të dalë me disa vendime dhe të anashkalojë provat dhe faktet që janë pikërisht në dosje.
Nuk e kuptoj dot”, tha një ekspert tjetër i sigurisë. Ditën e ngjarjes të 14 Qershorit të 2018, ku pikërisht Kejsi ka marrë me makinën e saj nënën dhe vëllain e Antonios duke i drejtuar drejt pyllit të Voskopojës, ku më pas këta të fundit kanë gjetur 18-vjeçarin të varur në pishë. Sipas burimeve që ka siguruar emisioni “Stop”, Kejsi Spaillari orë më parë ka njoftuar nënën e saj ku i ka thënë që Antonio Karafili është varur në pishë. Madje Kejsi i ka dërguar dhe një mesazh nënës së saj. Pas shumë transmetimesh dhe marrjes së të gjitha provave e dëshmive, pas eksperimentit, që tregoi se 18-vjeçari nuk mund të ishte varur edhe organi i akuzës dhe prokurorja Vasjana Postoli, zbardhi të vërtetën që krimi makabre ishte kryer nga Kejsi Spahillari dhe 65-vjeçari Rexhep Vathi, me të cilin Kejsi kishte krijuar lidhje paralele.
Vrasja dhe varja makabre e Antonio Karafilit në Voskopojë, tragjedia që nisi nga zbulimi i lidhjes intime të Kejsit…
