Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se “çdo vend ose person” që blen naftë nga Irani do t’i nënshtrohet menjëherë sanksioneve dytësore.
Kushdo që e bën këtë “nuk do të lejohet të bëjë biznes me Shtetet e Bashkuara në asnjë mënyrë”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.
Postimi i tij vjen pas shtyrjes së raundit të katërt të bisedimeve midis Uashingtonit dhe Teheranit mbi programin bërthamor të Iranit, i planifikuar për të shtunën në Romë.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, tha sot se Uashingtoni pret një raund të ri bisedimesh me Teheranin në të ardhmen e afërt.
Teherani më herët sot akuzoi Uashingtonin për “sjellje kontradiktore dhe deklarata provokuese”./vizionplus.tv

Leave a Reply