Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bushka flet për Veliajn: Na mungon! E kemi ndjerë gjithmonë mbështetjen e Bashkisë
Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, ka folur sot për mungesën e kryebashkiakut Erion Veliaj në fushatën elektorale, pas arrestimit të tij disa muaj më parë. Bushka është shprehur se vetë ajo personalisht, por edhe shokëve të tjerë të partisë, i ka munguar Veliaj në fushatë. “Mua personalisht Erioni më mungon, si mik si shok, si një shok partie, si një mbështetës jo vetëm i imi por i të gjithëve, sa herë kemi fushatë dhe jo vetëm, sa herë që kemi problematika me qytetarët, kemi ndjerë gjithmonë mbështetjen e Bashkisë dhe të Erionit”, tha ajo në News 24. Ndër të tjera ajo thotë së edhe pse Veliaj nuk është pranë kolegëve socialistë fizikisht, ai është kudo më punët që ka bërë. “Erioni nuk mungon, Erioni është...