Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
EMRI/ Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Laç 34-vjeçari i dënuar në Itali
Shtetasi Everest Aliu alias Everest Veseli, 34 vjeç u arrestua në Laç këtë të enjte. Sipas njoftimit zyrtar, 34-vjeçari rezulton se është dënuar me mbi 6 vjet burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa, nga autoritetet italiane. Everest Aliu alias Everest Veseli u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali. “Në vijim të bashkëpunimit me partnerët italianë, nëpërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 43”, lokalizuan në Laç, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Everest Aliu alias Everest Veseli, 34 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 22.07.2024, e...