Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Shkodër.
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Mark Lula”, shtetasi T. Z., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të parkuara
Shtetasi T. Z, është transportuar në spital, por fatkeqësisht ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti.
/vizionplus.tv
