Zgjedhjet e 11 majit, Çollaku: Kodi Zgjedhor futi “sherrin” brenda llojit, u harrua kundërshtari

Zgjedhjet e 11 majit, Çollaku: Kodi Zgjedhor futi “sherrin” brenda llojit, u harrua kundërshtari

Kreshnik Çollaku, kandidat i PD-së në listë të hapur në Tiranë, e ka konsideruar Kodin e Zgjedhor si “më të keqin” të aplikuar ndonjëherë në vend. Në një intervistë në emisionin “Ngjarja Kryesore” në RTSH, Çollaku tha se ky Kod Zgjedhor e ka zhvendosur garën elektorale brenda llojit. Sipas Çollakut, nuk ka rivalitet mes kundërshtarëve politikë, por brenda kandidatëve të së njëjtës parti. “Ky është Kodi Zgjedhor më i keq, më i shtrembë që është aplikuar ndonjëherë në Shqipëri. Është një kod anormal, kod ku t’i humbet ballafaqimin me kundërshtarin real dhe kthehet në një garë brenda llojit dhe kjo deformon energjitë dhe atë çfarë publiku ka nevojë, ballafaqimin mes dy kampeve. Përveç dy kryetarëve të qeverisë dhe opozitës, një debat të madh politik në...