“Ra boria e parë e humbjes!” Rama reagon pas rezolutës së PPE: Këneta kaloi nëpër tryeza një fletërrufe, aty filloi avazi

“Ra boria e parë e humbjes!” Rama reagon pas rezolutës së PPE: Këneta kaloi nëpër tryeza një fletërrufe, aty filloi avazi

Në rubrikën “SY m’SY” në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama reagoi ndaj rezolutës së një dite më parë të PPE për situatën politike në Shqipëri. Rama u shpreh se këneta kaloi nëpër tavolina një fletërrufe dhe aty filloi avazi, ndërsa theksoi se këto zgjedhje do të jetë një strukturë mbi palët për mbikëqyrjen e zgjedhjeve dhe fushatës. “Dje ra boria e parë e humbjes. Në një mbledhje diku në Spanjë, ku ishin mbledhur partitë simotra të kënetës dhe këneta kaloi nëpër tavolina një fletërrufe dhe aty filloi avazi. Filloi avazi, blerje vote me lekë dhe me kanabis, punësime elektorale, prokurime favorizuese, abuzime me detyrën me median. Domethënë, një mal me broçkulla sa herë ka pasur zgjedhje dhe sa herë ka pasur humbje. E reja e...