Një makth i ri teknologjik: Njerëzit mund të akuzohen për krime që nuk i kanë kryer

Një makth i ri teknologjik: Njerëzit mund të akuzohen për krime që nuk i kanë kryer

Përfytyroni një botë ku nuk jeni të sigurt as për atë që shihni me sytë tuaj. Jo, nuk është një episod i “Black Mirror” – është realiteti ynë gjithnjë e më i afërt. Teknologjia e njohur si deepfake, e cila dikur dukej si një lodër e sofistikuar për argëtim në rrjet, po kthehet në një kërcënim serioz. Fillimisht, ajo u përdor për të imituar fytyrat e njerëzve në video të ndryshme, shpesh për qëllime të dyshimta – si për shembull në përmbajtje pornografike, ku vajza të pafajshme shfaqen pa dijeni e pa faj si protagoniste. Por tani rreziku ka marrë një dimension të ri. Imagjinoni një kandidat politik që, pak ditë para zgjedhjeve, “filmohet” duke thënë gjëra të papranueshme. Kur zbulohet se gjithçka ishte e...