Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Pas sulmit në Kashmir: Pakistani pret sulm nga India
Qeveria e Pakistanit deklaroi se ka “informacione të besueshme” sipas së cilave “India synon të nisë një sulm ushtarak brenda 24 deri në 36 orëve të ardhshme”. Ministri pakistanez i Informacionit, Ataullah Tahar, shkroi në platformën online X se India po e përdor sulmin vdekjeprurës ndaj pushuesve në Pahalgam në pjesën indiane të Kashmirit vetëm “si pretekst”. Tahari e paralajmëroi vendin fqinj se Pakistani “do t’i përgjigjet çdo akti agresioni me një reagim vendimtar.” India do të jetë “tërësisht përgjegjëse” për çdo “pasojë të tmerrshme në rajon”. Përdorimi i armëve bërthamore vetëm në rast “kërcënimi për ekzistencën” Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khavaja Muhamad Asif, u tha gazetarëve të Reuters-it në kryeqytetin e vendit Islamabad, se forcat e armatosura ishin në gatishmëri të lartë. Por se, Pakistani do t’i...