Zgjedhjet në Kanada, SHBA: Nuk ndikojnë në planet e Trump për shtetin e 51-të

Zgjedhjet në Kanada, SHBA: Nuk ndikojnë në planet e Trump për shtetin e 51-të

Kryeministri Mark Carney mund të jetë zgjedhur për t’i bërë ballë Presidentit amerikan Donald Trump – por në jug të kufirit, fitorja e tij nuk ka shkaktuar ndonjë shqetësim. Trump ka thënë disa herë se do të donte ta bënte Kanadanë “shtetin e 51-të”. Ndërsa kanadezët shkuan në zgjedhje të hënën, Trump po shkruante në rrjetet sociale se ata duhet të votonin për të, megjithëse ai natyrisht nuk ishte në fletën e votimit. “Zgjidhni njeriun që ka forcën dhe mençurinë t’ju përgjysmojë taksat, t’ju rrisë fuqinë ushtarake, falas, në nivelin më të lartë në botë, të bëjë që makinat, çeliku, alumini, druri, energjia dhe të gjitha bizneset e tjera tuaja të KATËRFISHOHEN në madhësi, PA ASNJË TAKSË OSE TARIFË, nëse Kanadaja bëhet shteti i dashur i...