Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Merrnin ryshfet për të dhënë banesa sociale në Durrës, GJKKO jep vendimin për 3 ish-zyrtarët
Kështu gjykata dënoi 2 vite e 4 muaj burg Gëzim Sylaj, 1 vit e 4 muaj burg Vasil Karasaliun dhe 2 vite burg Viola Memën. Ndërsa 4 të pandehur të tjerë u dënuan në total me 5 vite e 4 muaj burg, por ky dënim u pezullua dhe u vendosën në shërbim prove. Sipas hetimeve këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin, u premtonin qytetarëve kundrejt parave dhënien e banesave sociale në Durrës. Ata akuzoheshin për “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim. SPAK ka çuar për gjykim më 31 dhjetor të vitit të kaluar grupin e personave që kishin ngritur skemën e korrupsionit me banesat sociale në zonën e Spitallës në Durrës. Pasi paguanin ‘kafet’ personat dorëzonin dokumentacionin për procedurat standarde...