Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mbërrijnë materialet zgjedhore në Kukës, zvogëlohet numri i qendrave të votimit
Në Kukës kanë mbërritur materialet zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit, pranë Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve, të cilat më pas do të shpërndahen në 73 qendrat e votimit të Bashkisë Kukës. Sipas A2 CNN, kryetari i KZAZ- 11 Kukës, Uran Cengu, shprehet se të gjitha materialet kanë ardhur ndërsa pritet ardhja e kutive dhe fletave të votimit. Qendra e Numërimit të Votave do të jetë në palestrën e gjimnazit të qytetit, që ruhet nga Policia. Sipas kreut të KZAZ Kukës, 44 mijë e 500 qytetarë më të drejtë vote të Bashkisë Kukës, me 11 maj do t’i drejtohen 73 qendrave të votimit, shkruan A2 CNN. Pra një qëndër më pak se në zgjedhjet vendore të 2023. Kjo për shkak të rënies së numrit...