Olsian Çela prezanton raportin për 2024: Kemi një mungesë me 35% të prokurorëve

Olsian Çela prezanton raportin për 2024: Kemi një mungesë me 35% të prokurorëve

Kryeprokurori Olsian Çela ka prezantuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë raportin e Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2024. Teksa tha se 2024 ishte një vit jo i lehtë për shkak të ngarkesës së madhe, Çela vuri theksin në mungesën e numrit të prokurorëve. Sipas tij në krahasim me vitin e kaluar, ka patur një ulje të numrit të çështjeve të dërguara në gjykatë. Pjesë nga raporti: Në funksion të ruajtjes së nivelit të efektivitetit në veprimtarinë administrative e funksionale të prokurorive, garantimin e paanshmërisë dhe shpërndarjen e ekuilibruar të volumit të punës me urdhrat nr. 18, datë 30.01.2024 dhe nr. 19, datë 30.01.2024, të Prokurorit të Përgjithshëm, janë caktuar strukturat organike të prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, apelit...