Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shqyrtoi dje administrativisht kërkesën nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të spotit/reklamës të subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”
Pas dëgjimit të pretendimeve të palëve, shqyrtimi do të vijojë në seancën e radhës pas administrimit të provave.
Në seancën e sotme KSHZ shqyrtoi edhe 21 raportet e shkeljeve të depozituara nga monitoruesit e fushatës zgjedhore për periudhën 24-28 prill 2025.
Në kundërshtim me nenin 5, pika 1 e udhëzimit nr. 6, datë 23.3.2021 të KSHZ, subjektet zgjedhore: Koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” kanë hapur zyra zgjedhore në bashkitë Dibër, Fier, Kamzë, Këlcyrë, Korçë, Përmet, Pukë dhe Tiranë. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Partia Mundësia, ka hapur zyra zgjedhore në bashkitë Kukës dhe Gjirokastër.
“Koalicioni Euroatlantik” ka hapur zyra zgjedhore në bashkitë Gjirokastër, Kamzë dhe Tiranë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
“Partia Socialdemokrate e Shqipërisë” ka hapur zyra zgjedhore në bashkitë Tiranë dhe Kamzë.
Komisioneri u la afat subjekteve 24 orë për mbylljen e zyrave zgjedhore, ndërkohë subjekteve zgjedhore “Partia Mundësia dhe “Koalicioni Euroatlantik” u la kohë të depozitojnë prova/dokumente të cilat vërtetojnë që janë selitë e degëve të partive të tyre dhe jo zyra zgjedhore.
Gjithashtu u shqyrtua denoncimi nr. 137 ID/2025, ku në Bashkinë Durrës, njësia administrative Fllakë, janë identifikuar materiale propagandistike të Koalicionit “PD-ASHM”, të afishuara në shtyllat elektrike, në kundërshtim të nenit 3, pika 2 e udhëzimit nr. 6, datë 23.3.2021, të KSHZ.
U kërkua heqja e materialeve propagandistike nga shtyllat elektrike të lartëpërmendura.
Gjithashtu, u shqyrtua raporti i Autoritetit të Medias Audiovizive të pasqyrimit të fushatës zgjedhore nga OSHMA-të, për periudhën 17-23 Prill 2025”.
AMA konstaton Bulevard Tv dhe 6+1 TV, kanë transmetuar reklama jashtë fashave orare të lejuara, ndërsa Shijak TV në emisionet mbi procesin zgjedhor ka aplikuar ndarjen e ekranit gjatë transmetimit dhe në një prej ndarjeve ka vendosur në mënyrë të pandërprerë postera të kandidatëve për deputet.
Komisioneri kërkoi të administrohen pretendimet e OSHMA, për të vijuar me vendimmarrjen në seancën e radhës.
