‘Berisha duhet të ishte në burg dhe jo në fushatë’, Ndocaj: Anti-shqiptar, të hetohen krimet e tij që nga 1991

Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka kritikuar ashpër kryetarin e PD-së, Sali Berisha, duke deklaruar se ai duhet të ishte në burg për veprimtarinë e tij dhe jo në fushatë elektorale. Gjatë një emisioni televiziv, Ndocaj ka kërkuar që SPAK të hetonte të gjithë veprimtarinë e Berishës, duke përmendur disa ngjarje të rëndësishme, përfshirë vrasjet e 2 prillit në Shkodër, Gërdecin, 21 janarin dhe furnizimin e makinerisë ushtarake të Millosheviçit me naftë kundër Kosovës.
Ndocaj ka theksuar se Koalicioni Euroatlantik, i drejtuar nga Lulzim Basha, është përballë dy figurave intrigante, si Rama dhe Berisha, ku njëri premton pasaportë për BE dhe tjetri do të “shkrijë” SPAK-un. Sipas Ndocajt, fitorja e këtyre dy figurave do të nënkuptonte fundin e Shqipërisë dhe një rritje të emigracionit.
Ai ka theksuar se Berisha është një nga njerzit më antikosovarë, duke e akuzuar atë për veprime që dëmtoi interesat e Kosovës gjatë luftës, duke furnizuar makinerinë serbe me naftë. Gjithashtu, Ndocaj ka kërkuar që SPAK të hetojë gjithashtu aksidentin misterioz të Sokol Olldashit në vitin 2013 dhe të hulumtojë veprimtarinë e Berishës për tre dekada, duke nisur nga ngjarjet e 2 prillit në Shkodër.
Ai e ka përfunduar intervistën duke apeluar për drejtësi dhe hetim të plotë mbi këto ngjarje, për të siguruar që të bëhet drejtësi për qytetarët shqiptarë.