Ndërtimi i shkollës në Astir/ Rama: Do të funksionojë për 900 nxënës

Ndërtimi i shkollës në Astir/ Rama: Do të funksionojë për 900 nxënës

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Njësinë Administrative 14  në Tiranë, ku do të hidhen themelet për ndërtimin e një shkolle të re. Sipas Ramës mësohet se shkolla e planifikuar do të ketë një kapacitet për 900 nxënës dhe pranë do të ndërtohen edhe kopsht e çerdhe. “Tiranë – Në Njësinë Administrative 14, ku po hedhim themelet për ndërtimin e një shkolle të re, e cila do të funksionojë bashkë me kopshtin e ri dhe çerdhen e re me një kapacitet prej 900 nxënësish dhe 250 fëmijësh të ciklit parashkollor; një investim i qeverisë shqiptare në përgjigje të nevojës së komunitetit të Astirit. Projektet arsimore do të vijojnë më tej edhe me ndërtimin e dy shkollave të tjera, një 9-vjeçare dhe...