Detaje të tjera kanë dalë në dritë per ngjarjen e ndodhur një ditë më parë ku u ekzekutua 58-vjeçari Renato Hoxhaj në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë.
Një prej kamerave të sigurisë ka arritur të filmojë autorin e kamufluar me kapele dhe mbuluar me shall për të mos zbuluar fytyrën.Lexo edhe :Related Posts
Nga kamera shihet se autori ka ardhur nga kodra pas banesës së 58-vjeçarit. Sipas policisë në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja të një arme tip pistoletë.
Renato Hoxhaj ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup. Autori është larguar po nga e njëjta rrugë pranë kodrës së Kuzumbabasë.
Grupi hetimor po mbledh pamjet e kamerave të sigurisë edhe në zonën përreth me qëllim për të siguruar sa më shume të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e autorit.
Policia deri më tani ka shoqëruar 5 persona, por dëshmitë e tyre nuk kanë dhënë detaje që mund të ndihmojnë grupin hetimor për ngjarjen. Bashkëjetuesjsa e viktimës është shprehur se nuk di që 58-vjeçari të ketë patur konflikte. Ajo ka theksuar se ka dëgjuar të shtënat, por kishte menduar se ishin fishekzjarre.
Hoxhaj nuk ishte një emër i njohur për policinë, megjithatë po hetohet nëse mund të ketë pasur probleme në të kaluarën.
58-vjeçari ishte i divorcuar prej vitesh dhe ishte baba i dy fëmijëve të rritur. Nga banorët njihej si njeri i mirë dhe pa probleme./vizionplus.tv
