Sot në Tiranë zhvilloi punimet Konferenca e 13 Kombëtare e OVP të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nder i Kombit”.
Ishte një Konferencë model për nga organizimi, për nga zgjedhja e delegatëve në mënyrën më demokratike nga anëtarësia, në çdo Njësi vendore të Republikës, për nga sundimi i normave dhe parimeve demokratike të drejtimit të Konferencës nga vullneti i shprehur me votë nga vet delegatët e mandatuar, për nga përmbajtja e diskutimeve, e deri te zgjedhja e të gjitha strukturave udhëheqëse, duke respektuar rigorozisht Statutin e OVP të LANÇ.
Në zbatim të Ligjit “Për Organizatat joqeveritare” si dhe të Statutit të OVP të LANÇ, në çdo veprim të saj, konferenca u mbikëqyrë me rigorozitet nga një Dhomë Noterie në Tiranë.
Pjesëmarrja dhe posaçërisht përshëndetja e ish-kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe deputetit të Kuvendit Z. Pandeli Majko, si dhe përshëndetjet e një numri të madh shoqatash atdhetare të vendit, ishin një vlerë e shtuar për Konferencën e 13-të Kombëtare të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nder i Kombit”.
Mbahet konferenca e 13-të Kombëtare e OVP të LANÇ “Nder i Kombit”, model i demokracisë dhe rigorozitetit në organizim
