Fushata Elektorale/ Kreu i PD-së Berisha në Kuçovë: Rama i tmerruar është drejt greminës, s’ia mban të dalë në…

Kreu i PD Sali Berisha, në fushatën e tij elektorale zhvilloi një takim me qytetarët e Kuçovës. Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për korrupsion dhe keqadministrim.
Sali Berisha në Kuçovë:
Ballkani i Hapur do ‘griset’ ditën e parë të qeverisë së PD-së. Hidrocentrali i Banjës është vepër vaditëse dhe ndaj është ndërtuar dhe e dyta është energjia. Potencialet e tij do përdoren për të dyfishuar sipërfaqen e ujitur në Shqipëri. Made in Albania do të jetë krenaria jonë. Energjia do të zbresë nga 18 në 6 lekë. Bashkinë e Kuçovës me Lefter Maliqin ua grabitën. Ligji do të veprojë me forcë para atyre që grabitën mandatin tuaj. Diçka e kanë bërë, se nuk mund të themi se nuk kanë bërë gjë, por kanë vjedhur 90 përqind të taksave. Burrec, hajde të ulemi bashkë në dialog. S’del dot, nuk ia mban dhe flet me vete çdo mëngjes. Është burrec dy metërsh, thotë budalla, çyryk, burreca, ky është fjalori i tij, që vetëm një kryeministër s’mund ta ketë këtë fjalor. Rama është i tmerruar, se është afër greminës, drejt humbjes së tij përfundimtare.