Basha viziton palestrën “Tirona Karate”/ Programi i Koalicionit Euroatlantik parashikon ndërtimin e terreneve…

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka vizituar ditën e sotme palestrën “Tirona Karate”, ku ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e të rinjve që stërviten aty, si dhe ka theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale ndaj sportit dhe arsimit.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Basha shprehet se trajneri Murat Basha është një nga promotorët e palodhur të brezit të ri, i cili, sipas tij, kontribuon në ndërtimin e karakterit, disiplinës dhe shpirtit të garës te të rinjtë shqiptarë.
“Rinia shqiptare ka të drejtë të ndërtojë jetën dhe të realizojë ëndrrat e saj këtu, jo të detyrohet të largohet,” – shprehet Basha, duke renditur disa nga angazhimet kyçe të programit të Koalicionit Euroatlantik për të mbështetur këtë vizion.
Sipas tij, programi parashikon:-Ndërtimin e terreneve të reja sportive;-Rritje të mbështetjes financiare për sportin;-Punësimin e 1500 trajnerëve të rinj në shkolla;-Rritje me 60% të pagave të mësuesve;-Shkolla me orar të plotë, nga ora 08:00 deri në 16:00;-Sigurimin e drekës për nxënësit në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme;-Kurse të dedikuara në teknologji, gjuhë të huaja, arte dhe sporte;-Angazhimin e 7500 specialistëve për këto aktivitete.
“Një Shqipëri që investon te rinia është një Shqipëri që fiton të ardhmen,” përfundon Basha, duke u bërë thirrje të gjithëve: “Beso te Shqipëria!”