Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Gjirokastër/ Kontrabandë ilaçesh nga Greqia, procedohet farmacistja
Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht një farmaciste për kontrabandë ilaçesh. Sipas njoftimit të bluve, gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetin dhe në subjektin e saj tregtar u gjetën dhe u sekuestruan një sasi medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se 58-vjeçarja i ka futur kontrabandë nga Greqia. Grupi hetimor po kryen verifikimet për veprimtarinë e 58-vjeçares. Njoftimi i policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen Zh. Ç., 58 vjeçe, banuese në Gjirokastër, (farmaciste). Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në automjetin dhe në subjektin e saj tregtar u gjetën dhe u sekuestruan një sasi medikamentesh mjekësore,...