Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha sulmon Ramën nga Pogradeci: Nuk del në debat dhe porosit lakejtë të merren me moshën time!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kandidatët dhe shtabi elektoral i qarkut të Korçës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ishin sot në mbrëmje për fushatë në qytetin e Pogradecit. Ai bëri premtimet para mbështetësve për rritje rrogash, pensionesh dhe ulje çmimesh, teksa akuzoi qeverinë “Rama” për abuzime financiare. Këto akuza u hodhën pikërisht në kohën kur publikohej edhe kontrata e tij e lobimit me kompaninë amerikane “Continental”, me vlerë 6 mln dollarë që kanë nevojë për t’u verifikuar dhe hedhur dritë se nga do dalin. “Projekti me të cilin ne, zhdukim brenda 100 varfërinë ekstreme dhe mjerimin nga Pogradeci. Vendosim minimumin jetik 200 euro, për çdo pensionist me pension të plotë apo të pjesshëm që merr, nën 200 euro. Dhe këta janë mbi 560...