Berisha nga Pogradeci: Pas 11 majit dyfishojmë mbështetjen për arsimin dhe shëndetësinë, ulim me 40% çmimin e naftës

Berisha nga Pogradeci: Pas 11 majit dyfishojmë mbështetjen për arsimin dhe shëndetësinë, ulim me 40% çmimin e naftës

Kryedemokrati Sali Berisha ishte i pranishëm mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Pogradecit ku prezantoi kandidatët e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështrore” në qarkun e Korçës. Në fjalën e tij ai theksoi sërish se pas 11 majit me ardhjen e demorkatëve në pushtet ekonomia e shqiptarëve do të ndryshojë. Berisha premtoi ulje të çmimit të naftës, energjisë elektrike si dhe rritje të pagave dhe pensioneve. “Projekti me të cilin ne, zhdukim brenda 100 ditëve  varfërinë ekstreme dhe mjerimin nga Pogradeci. Vendosim minimumin jetik 200 euro, për çdo pensionist me pension të plotë apo të pjesshëm që merr, ndën 200 euro. Dhe këta janë mbi 560 mijë burra dhe gra. Vendosim minimumin jetik për të gjithë shqiptarët në ndihmë ekonomike, për të gjithë ata që...